Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që propozimi i për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga trusti, nuk është zgjidhje.
“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët kur ishim në opozitë në vitin 2020 edhe në 2021 kur ishim qeveri – edhe tani, se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e eliminueshme menjëherë”.





