LAJME

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren, po trajtohet në spital

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren, po trajtohet në spital
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2021, 07:13

Një grua në Prizren ka tentuar të vetëvritet sonte.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ata kanë bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë në spital ku edhe është duke u trajtuar.

“Në Spitalin Rajonal ka kërkuar ndihmë mjekësore personi dhe është duke u trajtuar. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin për tentim vetëvrasje. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit.

Rrethanat e rastit ndërkaq nuk dihen ende.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika