Një shtetas shqiptar dje është ndaluar nga Policia kufitare në Dragash, pasi ishte zënë duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri.
Tenton të kontrabandoj 50 thasë me bimë mjekësore në Kosovë, ndalohet nga Policia kufitare në Dragash

Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor.
“Shishtavec, Dragash 10.12.2020-16:15. Është raportuar se është ndaluar i dyshuari mashkull Shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor të cilët i janë konfiskuar nga njësit doganor.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

