Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 18 nëntor 2021, rreth orës 21:12, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Bajram Curri” në Suhareke, një i dyshimtë i cili kishte tentuar të kryej vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit i cili nuk gjendet në Kosovë.
Sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen.
I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.





