Home LAJME Tentoi t’i korruptonte policët me 5 euro, arrestohet serbi në Prizren

Tentoi t’i korruptonte policët me 5 euro, arrestohet serbi në Prizren

0
Tentoi t’i korruptonte policët me 5 euro, arrestohet serbi në Prizren

Një shtetas serb është arrestuar nga Policia në Prizren, pasi që ka tentuar t’i korruptonte policët me 5 euro.

Sipas policisë kur ai është ndaluar në kohën që po e voziste kamionin me shpejtësi më të madhe sesa që ishte e lejuar, bashkë me dokumente u kishte ofruar policëve edhe 5 euro.

“Me datë 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Shoferi kamioni I. V. i lindur në vitin 1983 në Krushevac – Serbi, shtetas serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashkë me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas kësaj ai thuhet se është prangosur nga policia dhe është dërguar në stacionin policor në Prizren.

“Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 orë. Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’ Neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here