LAJME

Tentoi të transportonte 6 emigrantë në Vërmicë me auto-ambulancë, kapet nga policia

Tentoi të transportonte 6 emigrantë në Vërmicë me auto-ambulancë, kapet nga policia
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2022, 09:14

Në një komunikatë për media nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit të Vërmicës, thuhet se patrulla policore ka parandaluar një rast të kontrabandës me 6 emigrant në Vërmicë, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi).

I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren.
Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave, thuhet në njoftim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika