LAJME

Tentoi të pajiset rrejshëm me patentë shoferi të Kosovës, zbulohet nga organet kompetente

Tentoi të pajiset rrejshëm me patentë shoferi të Kosovës, zbulohet nga organet kompetente
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2025, 09:36

Një person në Mitrovicë të Veriut është përpjekur të pajiset me patentë shoferi të Kosovës duke ofruar dokumente të rrejshme gjatë parashtrimit të kërkesës për konvertim të patentës së lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

“Pas verifikimit nga organet kompetente, ka rezultuar se dokumenti i paraqitur për konvertim nga i dyshuari nuk ka qenë i regjistruar fare”, raporton Policia e Kosovës më 02.01.2025.

Rasti është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika