Njësia policore e Task Forcës, gjatë patrullimit ka arritur të ndaloj një furgon i cili dyshohej se transportonte mall të kontrabanduar (duhan të papërpunuar).
Sipas njoftimi të policisë, furgoni i kishte shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut dhe duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.
“Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, gjatë patrullimit, vëzhgimit dhe pritave të befasishme, ka arritur ta vërejë, ta përcjellë dhe ta ndalojë një kombi (furgon), i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë. Kështu, sot më datë 03.06.2022, rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për të t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë”, thuhet në njoftim.






