Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë sot rreth orës 13:00.
Krejt kjo pas një mosmarrëveshje, mes një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganor.
Ngjarjen e ka rrëfyer një sinjalizues ku ka dëshiruar të mbetet anonim, i cili ishte në vendin e ngjarjes.
Sipas sinjalizuesit, shoferi i një kamioni kishte nxjerr një thikë duke kanosur personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia.






