Publicisti, Shkëlzen Maliqi, duke folur në lidhje me aktualitetin politik tha se nga ajo që shihet deri tani vendi ndoshta do të shkojë sërish në zgjedhje të reja.
Maliqi tha se PDK-ja dhe LDK-ja po frikësohen të hyjnë në koalicion me VV-në pasi mendojnë se do të pësonin rënie.
“Edhe partitë opozitare mes tyre kanë disa inate ose mospajtime dhe për momentin ky është problemi se me pas një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së dhe AAK-së me Nismën ata kanë më shumë deputetë sesa që i ka Lëvizja Vetëvendosje. Opozita me deputetët e pakicave do t’i kishin 62 dhe me Rashiqin 63 që njëfarë përfaqësi solide. As ata spo tregojnë vullnet. Edhe PDK-ja edhe LDK-ja nëse hyjnë me VV-në do të frikësohen se do të bien së bashku me Kurtin siç ka nisur rënie e tij. Tani për tani si po shihet kjo bllokada ndoshta duhet të shkohet prap në zgjedhje të reja nëse nuk intervenon ndonjë faktor i huaj” tha Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/