- Reklama -

Tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 45-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin, pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve më 9 shkurt.

Procesi i konstituimit ka ngecur për shkak të mospajtimeve të thella mes partive politike, duke sjellë një bllokadë institucionale që vazhdon prej muajsh. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për reflektim dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që përcakton afatin 30-ditor për konstituimin, partitë politike nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre.

- Reklama -

Partitë e ish-opozitës kanë kërkuar konsensus dhe marrëveshje, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në votim të fshehtë dhe kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Në seancat e fundit, deputetët e partive të tjera kanë përdorur minutazhin e kufizuar në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes dhe kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të respektojnë Kushtetutën dhe të kthehen te aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, nuk ka pasur reflektim as nga VV, as nga Dehari, e as nga partitë opozitare. Për më tepër, Dehari është kritikuar për ndërprerjen arbitrare të seancave, çka ka tensionuar edhe më shumë situatën.

Afati i përcaktuar nga Kushtetuesja për përfundimin e konstituimit të Kuvendit përfundon më 26 korrik, duke shtuar presionin mbi deputetët për të gjetur një zgjidhje në ditët në vijim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort