LAJME

Tensionohet situata në Leposaviq, protestuesit thyejnë veturat

Tensionohet situata në Leposaviq, protestuesit thyejnë veturat
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2023, 14:10

Protestuesit serbë, kanë nisur t’i thyejnë veturat në Leposaviq, veturat që janë demoluar janë ato të ekipeve të gazetarëve të A2 CNN, Panorama dhe News 24.

Anëtari i njërit prej këtyre ekipeve ka thënë se sulmi ka ndodhur në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe se ata nuk kanë reaguar. Ai ka thënë se nuk e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Përndryshe, ushtarët e KFOR-it kanë vendosur telat me gjemba afër objektit të Komunës në Zveçan.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika