Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë, nesër në Bruksel, Bashkimi Evropian do mbajë një takim në nivel kryenegociatorësh.
Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet për një takim të mundshëm për nesër mes palëve.





