Ismet Tara, i njohur me nofkën “komandat Hoxha” është paraqitur sot në Hagë për të dëshmuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një moment gjatë seancës, Tara ka shkaktuar tensione duke kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkthimet e dëshmisë së tij që e kishte dhënë për ZPS-në me 2019-ën.
“Mos më bëni prapë njësoj sikur në 2019. Unë jam në gjendje ti përgjigjem çdo prokurori sepse unë e kam thënë të vërtetën dhe dua ta them vetëm të vërtetën. Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal prej këtuhit, pas kësaj dëshiroj prej gjyqtarit që të më paraqitet dokumenti ku unë kam ngritur dyshimet e mia në lidhje me intervistimet e mia të investiguesve në 2019, përndryshe prej këtij momenti unë nuk flas më asgjë”, ka thënë Tara.





