Java e dytë e muajit shkurt do të vijoj me kushte të ndryshueshme atmosferike, njofton IHK.Parashihet të ketë diell shi erë dhe borë. Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell.
Temperaturat për ditën e sotme

Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike.
Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s.Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica dhe apelohet që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në rrugë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike

Kurti takohet me deputetë të Bundestagut, i fton për më shumë investime gjermane

Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

