Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë krijuar vatra zjarresh në rrethin e Vlorës.
Temperaturat e larta shkaktojnë vatra zjarresh në rrethin e Vlorës

Para pak çastesh një zjarr ka rënë në një arë të mbjellë me grurë në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës të shuajnë flakët të cilat mund të përhapeshin edhe në zona të tjera me grurë.
Po ashtu, edhe në fshatin Çeprat të bashkisë së Selenicës zjarret janë shfaqur mesditën e sotme në parcela me grurë, por edhe në pemë ullishte kryesisht. Zjarrfikësit ndodhen në terren. /TCH/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

