LAJME

Temperaturat e larta, pushuesit nga Kosova dominojnë bregdetin shqiptar

Temperaturat e larta, pushuesit nga Kosova dominojnë bregdetin shqiptar
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2022, 17:39

Çelja e sezonit turistik dhe temperaturat e larta kanë bërë që mijëra turistë vendas dhe të huaj të dynden në bregdet.

Në Durrës si gjithmonë dominojnë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por nuk mungojnë as të huajt, kryesisht italianë dhe polakë.

Edhe Vlora priti fundjavën që lamë pas mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.

Në Vlorë ka një trend vizitorësh nga Gjermania, Suedia dhe Finlanda që vijnë për një ose dy ditë për të njohur vendin.

Prenotimet në fillim të këtij sezoni janë për 1-2 ditë por jo afatgjata.

Ndërsa, për plazhin e Durrësit. Një problematikë e theksuar është mungesa e hapësirave publike. /Euronews Albania/

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika