Home LAJME Temperaturat e larta, nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga ora 11:00 deri në 17:00

Temperaturat e larta, nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga ora 11:00 deri në 17:00

0
Temperaturat e larta, nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga ora 11:00 deri në 17:00

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Zv’minstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta.

“Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik”, ka pohuar Durmishi.

Ai thotë se ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here