Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, territori i Kosovës do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë nga Evropa Qendrore dhe Verilindore.
Sipas IHK, në pjesën më të madhe të periudhës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me zhvillime lokale të vranësirave konvektive gjatë orëve të pasdites.
Nga mesi i javës pritet depërtimi i një fronti të dobët atmosferik, i cili thuhet se do të krijojë kushte për reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe, në zona të kufizuara, edhe reshje breshëri.





