- Reklama -

Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë kësaj jave, apelohet për kujdes nga rrezet e diellit

Kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Përjashtim bën dita e premte, kur pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin stuhi lokale, kryesisht në disa zona të izoluara.

- Reklama -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 deri në 14  gradë Celsius, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në dy metra për sekondë.

E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort