Përmes njoftimit dërguar mediave, komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët, që nga sot, të gjitha kërkesat, ankesat dhe sugjerimet, mund t’i adresojnë përmes numrit të telefonit i cili është në dispozicion dhe thirrjet janë pa pagesë! “Komuna vazhdon të sjellë mundësi të shumta të komunikimit dhe rritja e besimit të ndërsjellë mes qytetarëve dhe Komunës, si institucioni më i lartë administrativ, është i lartë.
Telefonatat mund të bëhen në këtë numër: 0800 11 002 (pa pagesë për thirrjet brenda Kosovës).”, thuhet në njoftimin nga zyra për informim e komunës së Prizrenit.
- Reklama -
