Në raste të ndara, të dy këta shoferë tejkaluan shpejtësinë në një zonë që ishte e paraparë për 40 km/h.
“Me datën 04.03.2025, policia e stacionit në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h” njofton policia.





