LAJME

Tejkaloi në vijë të plotë, kosovari e pëson keq nga Policia: U dënua 150 euro, iu konfiskua patenti për 3 muaj dhe iu hoqën 2 pikë

Tejkaloi në vijë të plotë, kosovari e pëson keq nga Policia: U dënua 150 euro, iu konfiskua patenti për 3 muaj dhe iu hoqën 2 pikë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2021, 11:44

Policia e Kosovës po tregohet e pamëshirëshme për shkelësit e ligjit.Një shofer i kombi-busit është dënuar rreptë nga Policia e Kosovës.
Siç shihet, atij i është dhënë gjobë prej 150 eurosh, iu konfiskua patenti për 3 muaj si dhe iu hoqën 2 pikë.

“Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thonë Policia.Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht ka apeluat për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika