LAJME

Teatri Kombëtar i Kosovës do të rinovohet

Teatri Kombëtar i Kosovës do të rinovohet
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2022, 16:54

Teatri Kombëtari i Kosovës së shpejti do t’i nënshtrohet renovimit të plotë.

Për këtë ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në Facebook

”MKRS, duke vepruar në perputhje me përfundimet profesionale e shkencore të ekspertëve, është vënë në veprim për të inicuar e zhvilluar një proces tërësor të ndërhyrjeve renovuese që do t’i adresojë të gjitha nevojat e revitalizimit, të projektimit, ekzekutimit të ndërhyrjeve dhe funksionalizimit të plotë të ndërtesës së TKK, në të cilën po ashtu ushtron veprimtarinë e vet edhe Baleti Kombëtar i Kosovës’‘, thuhet në postimin e Ministrisë.

Gjithashtu, në postimin e publikuar thuhet se se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Kulturës me Fakultetit të Ndërtimtarisë, Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për hartimin e projektit të renovimit.

‘‘Për këtë qëllim është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Fakultetit të Ndërtimtarisë, Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për ofrimin e ekspertizës profesionale për QRTK në Prishtinë në procesin e hartimit të projektit të konservimit/restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet më tej në postim.

Në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës ushtron veprimtarinë edhe Baleti Kombëtar i Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika