Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS) në Komunën e Suharekës ka njoftuar se në disa fshatra dhe pjesë të qytetit do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave.DSHMS ka njoftuar banorët e fshatit Nishor, Kasterc, Breshanc, Krushicë, Mohlan, Javor, Luzhnicë, Duhël, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdelan, Bllacë si dhe pjesë të qytetit të Suharekës se më datë 25 qershor (e shtunë) do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në kuadër të projektit për EHKK (Ethebe Hemoragjike Krime Kongo).
Po ashtu, nga kjo drejtori kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë udhëzimet e ekipit në teren, ndërsa bletarët të mos i qesin bletët në kullosë me datën 25.06.2022.