SPORT

Të shtunën do të protestohet pro tërheqjes së trustit

Të shtunën do të protestohet pro tërheqjes së trustit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2022, 11:40

Të shtunën e 5 nëntorit nga ora 12:00 para qeverisë së Kosovës do të protestohet pro tërheqjes së 30 për qind të trustit.

Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë për media organizatorët e kësaj proteste.

Njëri nga organizatorët, Visar Dili u shpreh se interesimi i qytetarëve për tërheqje të trustit është i madh.

“Ne kemi menduar që javën tjetër, të shtunën me mbajte protestë. Ne i ftojmë qytetarët që të dalin ën protestë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ne mendojmë ta mbajmë një marsh nga Biblioteka Kombëtare e deri tek ndërtesa e Qeverisë”, thanë organizatorët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika