Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se në afërsi të policisë kufitare, në fshatin Bube, Komuna e Zubin Potokut, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga Policia e Kosovës thanë për Sinjalin se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:40, derisa rasti është denoncuar në stacionin policor në Zubin Potok, rreth orës 21:20, kur është dërguar njësiti i hetimeve.





