LAJME

Të shtënat me armë në ahengje, vetëm gjatë gushtit policia konfiskoi 71 armë dhe arrestoi 70 persona

Të shtënat me armë në ahengje, vetëm gjatë gushtit policia konfiskoi 71 armë dhe arrestoi 70 persona
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2024, 09:56

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ahengje, vetëm gjatë muajit gusht, Policia e Kosovës ka konfiskuar 71 armë, 827 municione si edhe ka arrestuar 70 persona. Ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime.

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në njoftim po ashtu thuhet se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive, që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika