LAJME

Të shtëna në një shkollë në Turqi, 16 persona të lënduar – autori i jep fund jetës pas ngjarjes

Të shtëna në një shkollë në Turqi, 16 persona të lënduar – autori i jep fund jetës pas ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 09:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar të martën në një shkollë të mesme profesionale në qytetin Siverek, në provincën Şanlıurfa të Turqisë, ku një i ri ka plagosur të paktën 16 persona.

Sipas autoriteteve lokale, i dyshuari, një 18-vjeçar dhe ish-nxënës i kësaj shkolle, ka hyrë në objekt i armatosur me pushkë gjahu dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar. Pas incidentit, ai është izoluar brenda ndërtesës së shkollës.

Guvernatori i provincës, Hasan Şıldak, bëri të ditur se i riu më pas ka humbur jetën brenda objektit, dyshohet si pasojë e vetëlëndimit.

Ndër personat e lënduar raportohet se është edhe një mësues, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika