Policia ka njoftuar se të premten, me datën 13.09.2024, Stacioni Policor në Prizren, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj ka të shtëna me armë zjarri.
Në njoftim thuhet se njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin me inicialet S.L. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit BLOë TR 17.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë, thuhet tutje në njoftimin e Policisë./TVPrizreni/