Home LAJME Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, arrestohen dy persona

Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, arrestohen dy persona

0
Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng familjar në Prizren, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Policia bën të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here