LAJME

Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, sekuestrohen 36 gëzhoja e 4 predha

Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, sekuestrohen 36 gëzhoja e 4 predha
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2025, 10:05

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast për të shtëna me armë zjarri në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazrek të këtij qyteti ndërsa autori ka ikur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes poashtu policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 36 gëzhoja dhe 4 predha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika