LAJME

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Maj 2024, 17:25

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në Lupç të Podujevës, tre prej tyre me armë zjarri e njëri me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë janë evidentuar në orën 16:00, e hetuesit policorë po merren me rastin.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

/KOHA.Net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika