Ka mbi një vit e gjysmë që nga koha kur në Kosovë u shfaqën rastet e para të të infektuarve me COVID-19.Që nga ajo kohë në vendin tonë pati 102 mijë e 742 qytetarë të infektuar gjithsej me këtë virus.Tani për tani janë 11 mijë e 496 raste aktive, ndërsa kanë humbur jetën 2 mijë e 105 pacientë.
Derisa personeli shëndetësorë për përballet nga afër me pacientët e infektuar me koronavirus, zyrtarë të shumtë policorë po vazhdojnë të shohin nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.Zyrtarët policor edhe pse ndodhen çdo ditë e çdo orë të ekspozuar ndaj virusit dhe janë potencialisht të rrezikuar, me përkushtim vazhdojnë realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore.
Njësoj edhe sonte, zyrtarë të shumtë policorë kanë vazhduar që të kryejnë punën e tyre duke kontrolluar nga afër respektimin e këtyre masave.






