LAJME

Të riut nga Prizreni, të cilit iu gjet granatë dore në xhaketë, Policia ia zbulojnë edhe dy granata të tjera dore

Të riut nga Prizreni, të cilit iu gjet granatë dore në xhaketë, Policia ia zbulojnë edhe dy granata të tjera dore
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Dhjetor 2024, 09:52

Në vazhdën e hetimeve për rastin e datës 04.12.2024, ku ishte arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar 22-vjeçar, i cili në një lokal në qytetin e Prizrenit, në gjepin e xhaketës së tij, kishte në posedim një mjet të dyshuar shpërthyes, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren ka siguruar informacion të ri.

Më 05.12.2024, hetuesit kanë arritur të zbulojnë se i dyshuari kishte në posedim edhe dy mjete të tjera shpërthyese, konkretisht granata dore. Pas veprimeve operative-hetimore, këto mjete janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës.

I dyshuari vazhdon të qëndrojë në mbajtje, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika