Home LAJME Të rinjtë e PDK-së mblidhen para zyrës së EULEX-it, aty ku po qëndron Hashim Thaçi

Të rinjtë e PDK-së mblidhen para zyrës së EULEX-it, aty ku po qëndron Hashim Thaçi

0
Të rinjtë e PDK-së mblidhen para zyrës së EULEX-it, aty ku po qëndron Hashim Thaçi

Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron në zyrat e EULEX-it në Kosovë gjatë ditës së sotme, ku po vizitohet nga familjarët, raporton RTK.

Thaçi u lejua dje nga Gjykata Speciale ta vizitojë varrin e babait, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën.

Disa të rinj nga Rinia Demokratike janë mbledhur para zyrës së EULEX-it dhe po mbajnë pankarta të ndryshme në duar. Nuk mungojnë as flamujt e UÇK-së. “Drejtësi, jo politikë”, shkruhet në pankartat e tyre.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kishin refuzuar kërkesën e Thaçit për pjesëmarrje në varrim. Refuzimi i Speciales ka nxitur reagime të mëdha. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të mos shkelen të drejtat e të akuzuarve e kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se me këtë, Specialja ka humbur rrugën e saj.

Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.

Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here