Anthony Joshua me sukses mbrojti tre titujt e peshave të rënda në muajin dhjetor ndaj bullgarit Kobrat Pulev, të cilin e nokautoi.
Rripi që britanikut i mungon aktualisht, është ai i WBC që është pronë e bashkëkombësit Tyson Fury.
Këtë e arriti në duelin e dytë kundër Deontay Wilder, të cilin rrahu keq në shkurt 2020.
Atë që krejt bota e boksit e kërkoi për disa vite, do të ndodh sivjet.
Zyrtarisht është nënshkruar kontrata mes boksierëve, ku Joshua e Fury besohet që në qershor dhe dhjetor do të përballen mes vete, ndërsa datat akoma nuk janë caktuar.
Vetëm një kusht është vënë nga të dy. Fury ka thënë se nuk pranon të rrahet pa një ton para, kurse të paguhet fort është edhe kërkesa e Joshua.
AJ në karrierë ka 24 fitore, 22 me nokaut dhe një humbje, kurse Gypsy King është i pamposhtur, me 30 fitore, 21 me nokaut dhe një barazim.
Fituesi i këtij dueli, do të bëhet kampion i padiskutueshëm për peshat e rënda në sportin e boksit.