Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se të premten në Klinë do të rivarrosen mbetjet mortore të tri viktimave të “Masakrës së Kralanit” në Gjakovë, të cilët kanë qenë të zhdukur nga prilli i vitit 1999.
Sipas njoftimit, mbetjet mortore të identifikuara përmes analizës shkencore të ADN-së janë të Bali Pajazit Gashit, Fadil Shaban Elezajt dhe Masar Ymer Dushit, të cilët kanë qenë në listën e personave të zhdukur nga lufta. Mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka ndarë edhe agjendën e ceremonisë, si më poshtë:





