Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga drejtoritë komunale të Arsimit (DKA), që të premten, në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.
Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Paqes

Sipas një komunikate të MASHTI, për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021.
“Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse”, thuhet në komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

