Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten (1 shtator) nis stina e vjeshtës meteorologjike.
Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike, derisa ka shtuar se vera e sivjetme ishte e shumë e nxehtë.
“Kjo verë e cila po numëron edhe 23 ditë ishte shumë e nxehtë, me shumë ditë me temperatura rekorde, me periudha të gjata kohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e amplitudave termike mujore”, ka shkruar Aliu.
Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se Kosova nuk qëndron keq me reshje mesatare, derisa ka theksuar “se po vërehen disa anomali në shtrirjen e tyre në aspektin hapësinor”./KOHA/