Të premten më 15 janar, në ora 20:00, të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë, njoftojnë përfaqësues të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur”, me seli në Zvicër.
” Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!






