LAJME

Të premten mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

Të premten mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 12:36

Të premten do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në orën 10. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

“Ka një pajtim që seanca të ftohet të premten në orën 10:00. Përveç pikave të rregullta do të trajtohen edhe propozimet për gjyqtarë të kushtetueses. Do të trajtohet projektligji për byronë dhe vendimi i qeverise për dërgimin e forcave stabilizuese në Gaza”, ka thënë Nagavci.

Rendi i ditës:

  • Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika