Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ngrohtë, me diell gjatë orëve të paradites.
Sipas parashikimit, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme të intensitetit të saj.
IHMK u rekomandon qytetarëve që të kenë kujdes gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në zonat ku pritet zhvillimi i shtrëngatave dhe shkarkimeve elektrike.