LAJME

Të hënën vdiq motra e Adem Jasharit, Abdixhiku me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime

Të hënën vdiq motra e Adem Jasharit, Abdixhiku me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2024, 11:57

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jasharaj, pasi të hënën vdiq motra e madhe e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai ka qenë i shoqëruar nga deputetja Hykmete Bajrami, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe disa anëtarë tjerë të LDK-së.

Ata janë pritur nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të familjes legjendare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika