Të hënën pritet të dalin rezultatet e Tetit të Arritshmërisë për mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta.Sipas njoftimit nga ky test nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa janë lejuar vetëm nga 15 nxënës.“Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor”, thuhej në njoftim.
Të hënën pritet të dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Ndryshe, sipas MASHTI-it, Testi i Arritshmërisë është realizuar ashtu siç është planifikuar.“Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit. Ky test është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin. Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm”, thuhej në njoftim.Ndërkaq, në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

