LAJME

Të hënën nis “Defender 23”, Rama: Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje

Të hënën nis “Defender 23”, Rama: Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2023, 12:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e ShBA.

Ai e bëri këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’NIS NË SHQIPËRI stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s’’, ka bërë të ditur Rama.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Po ashtu Rama ka bërë të ditur se Shqipëria si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin e saj maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika