LAJME

Të hënën në Piranë mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit 2025 për banorët e fshatrave të Përdrinisë

Të hënën në Piranë mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit 2025 për banorët e fshatrave të Përdrinisë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2024, 12:43

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 për banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe fshatrave përreth do të organizohet më 22 korrik (e hënë), duke filluar nga ora 19:00 në objektin e shkollës në Piranë.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim për banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe fshatrave përreth për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025

Data 22 korrik 2024

Vendi: Objekti i shkollës – Piranë

Ora: 19:00

Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:

Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net.”,thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika