LAJME

Të hënën mblidhen qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

Të hënën mblidhen qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2022, 07:57

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët të hënën e ardhshme në Prishtinë. Mes tyre pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

Pavarësisht mospajtimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeveria e Kosovës thotë se mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e bashkëpunimit mes vendeve.

“Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim.

Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika