Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 280-të të rregullt, në të cilën ka:
- Miratuar vendimin për konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj. Nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht kryesimit të CEFTA-s nga Kosova që prej prillit 2025, janë marrë gjithsej 11 vendime. Përmes vendimit të sotëm konfirmojmë obligimin e institucioneve tona për të zbatuar në plotëni këto vendime përmes ndërmarrjes së hapave ligjorë e administrativ. Obligimet e ndërmarra brenda CEFTA-s tani sigurojnë tregti më të thjeshtë dhe shërbime më të shpejta, besueshmëri digjitale, qasje të barabartë dhe konkurrencë të drejtë e përfitim për konsumatorët;
- Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për krijimin e së drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 KW, Parku me Erë-Zatriq”. Ky projekt përbën një ndërhyrje me rëndësi të veçantë për zhvillimin e infrastrukturës energjetike të qëndrueshme të vendit, duke garantuar furnizim të sigurt dhe afatgjatë me energji elektrike nga burime të ripërtëritshme;
- Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës;
- Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Auto udhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit”. Realizimi i këtij projekti ka rëndësi të veçantë, sepse mundëson zhvillimin e një nyje të rëndësishme lidhëse në Autoudhën Prishtinë–Hani i Elezit “Arbër Xhaferi”, duke përmirësuar ndërlidhjen e Komunës së Vitisë me rrjetin kryesor rrugor kombëtar;
- Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Transit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, K1inë – Gurakoc. Rëndësia e këtij vendimi qëndron në krijimin e kushteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore kryesore të zonës, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e trafikut, si dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës së Klinës dhe rajonit përreth;
- Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”. Kjo rrugë përfaqëson një nga akset kryesore lidhëse ndërmjet Kryeqytetit dhe rajonit të Podujevës, si dhe një korridor të rëndësishëm për qarkullimin ditor të qytetarëve, transportin e mallrave dhe shërbimeve;
- Aprovuar Raportin e tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike;
- Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 05/ 220, të datës 11 shtator 2024, për themelimin e Komisionit të Ankesave për personat që u është refuzuar Certifikata e Sigurisë së Personelit;
- Vazhduar mandatin Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, deri më 20 mars 2026. Për t’ua mundësuar qytetarëve tanë të komuniteteve jo shumicë që studiojnë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive brenda administratës shtetërore, kemi themeluar Komisionin për Verifikimin e Diplomave;
- Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursimet dhe ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2025. Shuma e kursimeve është 2,019,785.00 euro, kurse e ndarjeve në shumë prej 2,019,785.00 euro për dy kategori: 1.28 milion euro për Programin e Ringjalljes Ekonomik dhe 735 mijë tjera ndahen për renovimin e Depos Qendrore të Barnave në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë;
- Ndarë 2,297,290 euro për zbatimin e Masave 3.6, 4.5 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike:
o 110,000 euro për zbatimin e Masës 3.6;





