Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën njofton se ka:
- Miratuar vendimin për ndarjen e shpërblimit për futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, në vlerë prej 500 mijë euro.
- Miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13 – të për punonjësit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë vendim.
- Miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe mënyra si dhe procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, si dhe themelimi, organizimi dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
- Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Ky projektligj ka për qëllim themelimin, organizimin, kompetencat dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
- Miratuar Projektligjin për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore. Qëllimi i këtij projektligji është që të rregullojë mënyrën dhe burimet e financimit të menaxhimit të resurseve ujore në Republikën e Kosovës, pagesat ujore për shfrytëzimin e ujërave dhe shkarkimin e ujërave të ndotura, mënyrën e përcaktimit të lartësisë së këtyre pagesave dhe mënyrën e pagimit të pagesave ujore.
- Miratuar Projektligjin për Banim Social dhe të Përballueshëm, i cili ka për qëllim krijimin e programeve të banimit për të gjithë, përmes përcaktimit të rregullave, procedurave të planifikimit, administrimit, zbatimit dhe shpërndarjes së programeve, si dhe përcaktimin e kritereve të pranueshmërisë dhe mundësive të përfitimit nga programet e banimit për familjet dhe individët në nevojë.
- Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, marrjen e Vendimit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, përkatësisht si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
- Miratuar Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2025. Ky raport prezanton vlerësimin e Komisionit të Granteve mbi përshtatshmërinë e sistemit të financimit të nivelit komunal përgjatë vitit 2025. Raporti paraqet rezultatet e vlerësimit dhe sfidat kryesore të idenitifikuara nga Komisioni i Granteve, dhe ofron rekomandime për përmirësime të mëtutjeshme në sistemin e tanishëm të financimit komunal.
- Miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25”, Segmenti QMI-Lipjan.
- Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë me Nr.12/68 të datës 23.03.2026 për emërimin e “Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit”.
- Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në përputhje me Marrëveshjet e Bashkëpunimit dhe Marrëveshjet e nënshkruara nga Ministri në detyrë i MZHR-së dhe Kryetarët e Komunave.
- Miratuar vendimit për themelimin e Komisionit të Ministrave për Ndërmarrjet Publike, në këtë përbërje:
◦ Ministri i Ekonomisë, kryesues;





